Thirrje e gjitha për shtetin, kampioni Calja: Më kalojnë sikur të jem punëtor pallati

Briken Calja i ka dhënë shumë medalje Shqipërisë përgjatë këtyre kohëve. Por gjithmonë shteti ka heshtur për të shpërblyer këtë kampion, duke zgjedhur këtë reagim për çdo triumf të arritur.

Asnjë mbështetje financiare apo shtysë më tepër që Calja e meriton për kontributin e dhënë për shtetin e tij. Kjo e ka detyruar këtë sportist që të ngrejë edhe zërin shpeshherë në media, për një shpërblim që i takon.

Peshëngritësi ka dalë edhe më një thirrje të hapur për kryeministrin dhe Ministrin e Kulturës dhe Sportit. “Nuk është problemi i shumës. Unë dua zbatimin e ligjit, atë që ka vendos kryeministri. Unë kërkoj thjeshtë zbatimin, nuk kërkoj asnjë gjë më shumë. Ka 19 muaj, por përgjigjia është heshtja. Flet kampioni i Europës dhe Botës e kalon sikur të flas një punëtor pallati. Unë e kam marrë konfirmimin nga kryeministri para pak ditësh dhe më tha se do të merrem vetë personalisht”, tha Calja. /Sport Ekspres/