Thirrja për tifozët, Marota: Nuk ka çështje Ikardi, ja si qëndron e vërteta

Interi fitoi 6-2 kundër Beneventos në ndeshjen e Kupës së Italisë, ndërsa çështja e rinovimit të Mauro Ikardit po mban në ankth tifozët zikaltër.

Bebe Marota ka folur për “Domenica Sportiva”, duke shprehur sigurinë dhe besimin se marrëveshja do të gjendet shumë shpejt, pasi ky është qëllimi i të dy palëve.

Administratori i deleguar i Interit tenton të qetësojë tifozët, duke u shprehur se këto negociata janë normale në një klub futbolli.

U them tifozëve të qëndrojnë të qetë. Nuk duhet të flasim për një çështje Ikardi, këto janë dinamika tipike në një klub futbolli, sidomos në rastet kur lojtari është pranë fundit të kontratës. Nuk besoj se do të ketë probleme me rinovimin, pasi të dy palët duan të vazhdojnë marrëdhënien midis tyre. Ky është një emërues i përbashkët dhe një shenjë e mirë për të ardhmen”, përfundon administratori i deleguar i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *