Thirrja e veçantë e klubit anglez: Vizitoni Korenë e Veriut!

Gjatë një ndeshje të kategorisë së gjashtë angleze u vu re një pankartë e veçantë: “Vizitoni Korenë e Veriut”. Një befasi interesante për tifozët, të cilët morën pjesë në ndeshjen midis Blyth Spartans dhe Spenimur Taun.

Një gjë e tillë u përhap shpejt në rrjetet sociale, ndërsa klubi anglez arriti qëllimin e tij. Ata futën në xhep paratë e reklamës dhe morë famë në rrjetet sociale. Shumë njerëz filluan të hidhnin idenë se pas kësaj fshihej Kim Jong-un, diktatori i vendit aziatik.

Diçka e tillë nuk mund të pohohet, por as mohohet, pavarësisht se një sponsorizim i tillë është bërë nga organi zyrtar i turizmit të Koresë së Veriut, që nëpërmjet faqes së vet në internet i ofron botës një tjetër imazh të vendit nga ai që dhurojnë lajmet politike.

Ata kanë zyrtarizuar bashkëpunimin me klubin e kategorive inferiore të vebdit ishullor dhe tashmë janë pjesë e sponsorëve të Blyth Spartans.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *