Thirrja e Poçetinos: Djem, argëtohuni! Të shkruajmë historinë!

Mauricio Poçetino ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen finale të Ligës së kampioneve me Liverpulin. Fillimisht ai është ngacmuar në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushën e blertë. Lojtarët nuk dinë asgjë akoma. Kemi akoma edhe një seancë stërvitore dhe më pas do të vendos. Është e dhimbshme të jesh i detyruar të aktivizosh vetëm 11 lojtarë nga minuta e parë në ndeshje të tilla. Nuk e kam të lehtë të marr vendime për ndeshjen e nesër. Gjithsesi, jam i bindur se do të bëjmë zgjedhjet e duhura. I kam kërkuar UEFA-s të kem mundësinë të marr të gjithë organikën në fushë nesër para ndeshjes, në mënyrë që ta bëjmë të gjithë bashkë fotografinë tradicionale”.

LIVERPULI –  “Bashkë me Mançester Sitin janë skuadra më e mirë në Premier League. Kanë bërë një sezon të madh dhe meritojnë elozhe. Liverpuli ka një histori të madhe, por duhet të kërkojmë të argëtohemi dhe të fitojmë. Duam të shkruajmë historinë”.

GJENDJA E SKUADRËS – “Udhëtimi drejt finales ka qenë i pabesueshëm dhe mund të përsëris se është një kënaqësi të menaxhosh këta lojtarë. Jam krenar për ata, janë të hapur për gjithçka dhe ndjekin në perfeksion këshillat e mia dhe të stafit tim. Skuadra do të jetë gati të vrapojë dhe të argëtohet”.

PËRGATITJA – “Natyrisht, një ndeshje e tillë nuk mund të përgatitet si miqësore. Gjëja e rëndësishme është të jemi gati edhe nën presion, veçanërisht në raste të tilla, kur ke 1 miliard njerëz që të shohin. Çelësi është të mos mendosh shumë dhe loja e skuadrës”.

KLOP – “Jurgen është një trajner shumë i suksesshëm. Është fantastik dhe e vlerësoj shumë. Është gjithmonë i lumtur, gjithmonë optimist, një shembull shumë i mirë për të tjerët me spontanitetin e tij. Në finalet që ka humbur ka qenë i pafat. Ndonjëherë ka disa gjëra që nuk mund t’i kontrollosh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *