Thirrja e Ançelotit: Kujdes Salcburgun, ja si kualifikohemi. Reali? Ju tregoj problemin

Napoli do të presë nesër Salcburgun në “San Paolo” në sfidën e parë të raundit të në Ligën e Europës. Ekipi vjen nga një ndeshje e madhe kundër Juventusit, pavarësisht rezultatit negativ.

Karlo Ançeloti është shfaqur në konferecën për shtyp i qetë si gjithmonë. Trajneri i Napolit analizon kundërshtarin e radhës dhe jep direktivat e duhura për djemtë e tij.

Ekipi duhet të gabojë sa më pak dhe të shfrytëzojë faktorin fushë, për të shkuar në ndeshjen e kthimit në Austri me rezultat pozitiv. Trajneri konfirmon besimin për Lorenco Insinjen dhe kapiteni do të vazhdojë të godasë penalltitë.

Në fund Ajaksi dhe Reali. Të parët kanë një model ndryshe nga Napoli, ndërsa të dytët kanë festuar pafund këto vite, kështu që është normale një mbrëmje e zezë si ajo e së martës…

SALCBURGU – “Ambienti  është i qetë, i motivuar dhe i përqendruar. Skuadra është e vetëdijshme për atë që duhet të bëjë, duke e ditur që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kjo ndeshje nuk është deçizive, por do të jetë e rëndësishme për ndeshjen e kthimit. Salcburgu ka një skuadër që vertikalizon shumë dhe luan me një ritëm shumë të lartë. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo kundër Juventusit. Duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë. Duhet të tregohemi inteligjent, sepse ata janë të rrezikshëm në kundërsulm. Duhet të komandojmë ndeshjen dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse Salcburgu është një ekip i rrezikshëm.”

EUROPA LEAGUE – “Kësaj radhe ka shumë ekipe konkurruese dhe eksperte në Ligën e Europës si: Çelsi, Arsenali, Sevilja dhe Valencia. Niveli është pothuajse i barabartë, thjeshtë ndryshon vëmendja e medias. Ky është një kompeticion që po rritet, mjafton të shikojmë fituesit e viteve të fundit.”

INSINJE – “Nuk kam folur me të, nuk ishte nevoja për për ta bërë diçka të tillë. Penalltitë mund t’i gabojë vetëm ai, i cili i godet. Lorenco mori përgjegjësinë dhe do vazhdojë ta marrë atë.”

JUVENTUSI – “Na vjen keq vetëm për rezultatin. Zhvilluam një performancë shumë të mirë, por duhet të reduktojmë në maksimum gabimet për dy ndeshjet kundër austriakëve. Kemi fituar ndeshje të mëdha nëpërmjet një paraqitje fantastike si ajo kundër Liverpulit. Jemi kompetitiv, por duhet të konkretizojmë më mirë punën e madhe që bëjmë.”

REAL-AJAKS – “Ne mbështetemi në modelin Napoli. Holandezët rrisin talente dhe më pas i shesin, ndërsa ne përpiqemi t’i mbajmë. Reali? Ciklet janë të destinuara për të përfunduar herët apo vonë. Normal që do provohen dhe netë si ajo e mbrëmshmja, kur ke fituar 4 herë Champions Ligën në 5 vitet e fundit.”

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *