Thikë pas shpine/ Trajneri në Ligue 1 tradhëtohet nga stafi, shkojnë te Mourinho në Angli

Lëvizja e fundit në stolin e Tottenham ka sjellë jo pak telashe edhe për ekipin e Lille. Mourinho u ka dhuruar nga një post në stafin e tij dyshes portugeze Joao Sacramento dhe Nuno Santosa, të cilët u përgjigjën pozitivisht duke hequr dorë kështu nga klubi francez. Sacramento do të ketë rolin e asistentit të ‘special one’ ndersa Santosa do të stërvisë portierët e londinezëve. Kjo gjë e ka irrituar shumë trajnerin e Lille, që e ka marrë si një tradhëti këtë veprim, duke qenë se ekipi ishte duke u përgatitur për ndeshjen e radhës.

“Sjellje shumë elegante, shumë elegante nga Mourinho … Të gjithë marrin vendime dhe shkojnë në rrugën e tyre. Unë u zemërova sepse nuk është koha e duhur për ndryshime të tilla. Pavarësisht, jam dakord me presidentin. Ata u pyetën shumë thjeshtë dhe thanë se besojnë në këtë projekt, ndërsa tani duan të largohen. Ky është futbolli sot. Presidenti dhe drejtori sportiv nuk ishin në gjendje të bënin asgjë.

Kam mësuar gjithçka të martën. Nuk kishte asnjë temë të tillë më parë. Normalisht që po përgatiteshim për ndeshjen tjetër. Unë do të bëja të njëjtën gjë në vendin e presidentit. Nëse dikush dëshiron të përfshihet në një projekt të ri dhe të paktën 10 përqind e kokës së tyre është e zënë nga diçka tjetër, ata janë të dënuar të dështojnë”, ka thënë trajneri i klubit francez, Galtier./sport Ekspres/