Thika në kraharor, futbollisti shqiptar rrezikon jetën!

0

Mbrëmje gjaku në Skandiano (provinca e Rexho Emilias). E papritur, brutale dhe thuajse tragjike… Ai që e pëson është shqiptari Aldi Shpijati, 21-vjeç dhe që është goditur disa herë me thika dhe është operuar me urgjencë në spital, ku edhe po qëndron nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor në repartin e Reanimacionit. Agresioni, i ndodhur vetëm disa metra larg stacionit të trenit, në një parking në Via Statale, ka ndodhur rreth orës 04:30. Nuk ishte vetëm 22-vjeçari, sulmuesi i Arçetanës dhe premtim i ri i futbollit. Për motive që ende janë të pashpjeguara, policia ka siguruar një raport ku shkruan se është goditur në kraharor me një thikë të gjatë dhe mprehtë.

Ishin shokët e tij ato që i telefonuan ambulancës, që mbërritën me shpejtësi të madhe dhe e çuan në spital, mes gjakut që po humbiste. Hetimet kanë nisur dhe nën akuzë për vrasje me paramendim janë dy persona nga Rexho Emilia (30 dhe 36-vjeçar). Janë nën kërkim.  Aldi, i njohur në botën e futbollit rexhian, përshkruhet nga të gjithë si një djalë i qetë dhe i përgjegjshëm. Shumë shokë skuadre, gjatë gjithë ditës së djeshme, kanë qenë pranë tij në spital:

“E njohim Shpijatin prej dy vjetësh dhe është sjellë gjithmonë në mënyrë shembullore”, u shpreh presidenti i Arçetanës, Aleks Spaxhari, duke i dedikuar edhe fitoren ndaj Kamposantos, në Aldi. “I heshtur, por i pranishëm në stërvitje, duke u impenjuar në maksimum. Lajmi na kapi të papërgatitur dhe na ka lënë me gojën hapur”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.