“Thika” e Murinjos për Konten: Unë nuk do dënohem kurrë për trukime

Dita e djeshme regjistroi një debat të egër me deklarata plot helm mes Antonio Kontes e Zhoze Murinjos. Portugezi thumboi Konten në lidhje me sjelljen e tij gjatë ndeshjes, por italiani u përgjigj ashpër, duke deklaruar se Murinjo vuan nga humbja e kujtesës, pasi i bënte vetë veprimet e ekzagjeruara gjate ndeshjes, me gjeste e festime të tepruara, aq sa e cilësoi një “kloun”.

Pas ndeshjes ndaj Derbi Kauntit në kupë, Murinjo reagoi ashpër: “Nuk është e nevojshme që trajneri i Çelsit të thotë që unë kam gabuar dhe do të gaboj sërish. Ajo që mund të them është se unë nuk do të dënohem kurrë për trukime ndeshjesh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *