Thiago Silva nuk rinovon me gjigandët e Francës, Milan mund ta transferojë me parametra zero

Duket se do të jetë sezoni i fundit për brazilianin Thiago Emiliano da Silva, pasi ai ka njoftuar klubin e Paris Saint Germain se nuk do ta rinovojë kontratën. Sipas raportimeve të gazetës AS, skuadra franceze duhet të gjejë një zëvendësues në repartin e mbrojtjes.

Nga ana tjetër ky do të ishte një lajm shumë i mire për Milanin, drejtuesit e të cilit kanë disa kohë që kërkojnë ta rikthejnë mbrojtësin në ekipin e tyre. Shtatë herë fituesit e Champions League duan të kthehen sa më shpejt kompetitiv në arenën europiane dhe afrimi i Thiago Silva do të ishtë një nisje perfekte. Ky transferim nuk do t’i kushtonte asnjë qindarkë drejtuesve të Milanit, sepse kontrata e brazilianit skadon në fund të karrierës.

Thiago Silva u transferua nga Fluminese drejt Milanit në vitin 2009, ku u rrit shumë profesionalisht, aë sa shumë analistë e cilësuan si mbrojtësin më të mirë në botë. Në vitin 2012 sëbashku me Zlatan Ibrahimovic lanë Milanin për të nisur një aventurë re. Pavarësisht largimit, dashuria për këtë klub vazhdon të jetë si në fillim, prandaj dhe transferimi mund të jetë më i lehtë sesa mendojmë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *