Thellohet skandali, arrestohet Mishel Platini!

0

Mishel Platini u zgjodh president i UEFA-s në vitin 2007 dhe qëndroi në atë post deri në vitin 2015. Komiteti etik i FIFA-s e shkarkoi prej favorizimeve që i bëri Katarit në të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2022.

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur edhe arrestimi i 63-vjeçarit francez. Një hetim po bëhet për mënyrën sesi Katari ia doli të shpallej organizatori i kompeticionit më të rëndësishëm në futboll dhe Platini ndodhet për momentin në ambientet e zyrës anti-korrupsion të policisë kriminale (OCLCIFF).

Vendi nga Azia perëndimore fitoi të drejtën e organizimit të Botërorit 2022 në vitin 2010, ku nuk munguan denoncimet e shumta për korrupsion dhe ryshfete për dhënie votash.

Platini tentoi të zëvendësonte Blater në krye të FIFA-s në qershor të vitit 2015, por në janarin e një viti më vonë ai zyrtarizoi tërheqjen nga gara.

Për t’u rikthyer te Katari, probleme të mëdha ka patur edhe në punimet e ndërtimeve të stadiumeve të reja. Rreth 4 mijë njerëz kanë humbur jetën dhe kushtet e ofruar kanë qenë mizore për punëtorët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.