“The Times” zbulon statistikën, Junajtid katasftrofik

Fundjava që lamë pas në Premier Ligë, solli supersfidën midis Çelsit dhe Liverpul, e cila nuk nxori fitues. Gjithashtu Siti mori vendin e parë duke përfituar nga barazimi i rivalëve.

Gjithsesi ajo që ra më shumë në sy, ishte disfata e Mançester Junajtid në fushën e Uest Hem me shifrat 3-1. Një humbje që ka trazuar akoma më shumë ujërat në ambientin e “djajve të kuq”, me një Zhose Murinjo një hap nga shkarkimi. Ndeshja e ditës së shtunë konfirmoi dhe një herë krizën e këtij fillim sezoni në Mançester.

Pikërisht këtë fundjavë përveçse humbjes, “The Times” ka vënë në pah një statistikë, që do të shfaq edhe më shumë kontrastin që qëndron midis Mançester dhe ekipeve të tjera të kreut këtë fillim sezoni. Sipas statistikës së bërë, Junajtid numëron në total 59 sprinte të lojtarëve të saj në sfidën ndaj Uest Hem.

Një e dhënë katastrofike për ekipin e Murinjos, ku po të shohim nga ana tjetër, Liverpul numëron thuajse trefishin e sprinteve, për më tepër “The Reds” sfidonin Çelsin. Mançester qëndron e fundit në këtë renditje, madje kundërshtari që ka më pranë, Uolves, numëron 16 sprinte më shumë se “djajtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *