“Thatësira” e bomberave italianë, Hubner: Sot për sot është vetëm Baloteli!

Kush e ndjek Serinë A prej kohësh, me siguri që e mban mend Dario Hubner. Me një baba italian dhe një nënë gjermane, Hubner ishte një sulmues goli. Potencë, forcë, grintë dhe aftësi për tundur rrjetat e kundërshtarëve, pavarësisht se ishte një konsumues i rregullt i duhanit dhe rakisë. Një bomber periferie, siç e cilësonin në Itali, pasi ai nuk luajti me asnjë ekip të madh në karrierën e tij.

Bashkë me Igor Protin, Hubner është i vetmi futbollist italian, i cili ka fituar renditjen e golashënuesve të Serisë A, B dhe C, respektivisht me Piaçencën, Çezenen dhe Fanon.

51-vjeçari ka folur për “RMC Sport”, duke bërë një krahasim mes sulmuesve të huaj dhe atyre italianë. Mario Baloteli, sulmuesi i Nicës është i vetmi bomber i frikshëm italian, por dhe ai ka probleme psikologjike dhe nuk po bën diferencën.

Kur dikush zbret në fushë me një sulmues si Levandovski, të fut frikën. Kur përballesh me një si Higuain, frikësohesh dhe qendërmbrojtësit që duhet ta markojnë sillen ndryshe. I vetmi sulmues italian i njohur në botë, të cilin e kanë frikë momentalisht, është Mario Baloteli, por ai duhet të rivendosë rregullin në kokën e tij”, përfundon Dario Hubner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *