Thanë se u dëmtua rëndë, ish-sulmuesi i Partizanit zyrtarizohet në Rumani

U afrua në janar të Partizani, por vetëm pas gjashtë muajsh u largua dhe e gjitha në mënyrë misterioze. Flasim për sulmuesin Besart Abdurahimi, i cili pas u largua nga Shkëndija e Tetovës, vendosi të pranonte ofertën e “demave” dhe të provonte një eksperiencë në Superiore.

Te Partizani, trajneri Gega tha në një dalje mediatike  se sulmuesi kishte probleme me gjurin. “Abdurahimi është dëmtuar rëndë në menisk gjatë fazës përgatitore.  Ai ka kërkuar një pushim dhe unë e kam orientuar te klubi për të diskutuar këtë. Zgjidhja i takon atij dhe ne nuk mbajmë asnjë me zor”, deklaronte trajneri i Partizanit në “Supersport”.

Më pas në ditët e fundit të merkatos erdhi njoftimi për ndërprerjen e bashkëpunimit. Tanimë vjen njoftimi se Abdurahimi ka nënshkruar me klubin e tij të ri dhe është zyrtarizuar në Rumani te Hermanstadt. 

https://www.facebook.com/1624630944434227/posts/2242687459295236/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *