Thaçi e konfirmon: Nisemi me Gegën për në Jordani, falë edhe menaxherit të Besnik Hasit

Sport Ekspres” ka zbuluar në mbrëmjen e djeshme stafin teknik me të cilin Skënder Gega do të udhëtojë drejt Jordanisë, për të bërë edhe zyrtarizimin në aventurën e re me Al Ramtha. Si trajneri i portierëve do të jetë Florian Ristani, me të cilin është punuar edhe kur Partizani është shpallur kampion.

Ndërsa si ndihmës dhe numri dy i Al Ramthas, do të jetë trajneri i njohur në Kosovë, Arsim Thaçi. Për të mbërritur në këtë marrrëveshje ka ndihmuar edhe menaxheri i Besnik Hasit, Ilir Halili. Por dëshira ishte e para e trajnerit Gega për të marrë me vete në Jordani, sipas fjalëve të Thaçit për “Insporti”:

“Po, kam arritur marrëveshje me klubin Al Ramtha. Skënder Gega do të jetë kryesori, ndërsa unë jam numri dy i shtabit teknik të Al Ramtha. Të hënën do të prezantohemi para mediave. Arritjen e marrëveshjes e ka bërë të mundur menaxheri i trajnerit të njohur shqiptar, Besnik Hasit, Ilir Halili, por mua fillimisht më ka ftuar Gega që të jem pjesë e shtabit të tij”, tha Thaçi. /Sport Ekspres/