Tha se De Laurentis e telefononte çdo 3 ditë, reagon Napoli: As që e dimë kush është

Presidenti i klubit të Getafes do të shprehej për “Radio Marca” se Napoli ishte tejet i interesuar për futbollistin e tij, Marc Cucurella. Ky i fundit është i huazuar te klubi spanjoll, i cili me sa duket është i bindur dhe ka ndërmend ta blejë përfundimisht kartonin e lojtarit. “De Laurentis më merr në telefon çdo 3 ditë, por qëllimi ynë është të mos humbasim asnjë lojtar”. Por një deklaratë e tillë ka marrë edhe reagimin e Napolit, që nëpërmjet faqes zyrtare në “Twitter” përgënjeshtron të gjitha këto fjalë. Madje shkruajnë se De Laurentis as që e njeh kush është presidentin e Getafes.

“Në temën e lajmeve të rreme (ne kurrë nuk do të lodhemi të luftojmë manipulimin e informacionit), lexuam se Napoli do të interesohej fort për Cucurella dhe që madje Presidenti De Laurentiis do ta telefononte presidentin e Getafes “çdo tre ditë”. Është një shaka, një Fake News. De Laurentiis as nuk e di se kush është Presidenti i Getafe dhe asnjëherë nuk ka folur me bashkëpunëtorët e tij për këtë Cucurellan”, bën me dije klubi napoletan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *