Tevez debuton me gol, Shanghai Shenhua shpartallon Zhiangsu Suning

0

Shanghai Shenhua e ka nisur bujshëm kampionatin, sepse të dielën fitoi thellësisht 4-0 kundër Zhiangsu Suningut, klubit që zotërohet nga pronarët e Interit italian.

Pritej një ndeshje e nivelit të lartë, mes dy klubesh shumë të pasur dhe me yje si Guarin e Tevez nga njëri krah dhe Aleks Teisheira në krahun tjetër (Ramires nuk luajti).

Gjithsesi, Shenhua dominoi tërësisht dhe që në pjesën e parë Tevez ishte protagonist, duke dhënë asistin për golin e parë shënuar nga Moreno dhe dyke dyfishuar nga pika e bardhë në minutën e 26-të.

Në pjesën e dytë erdhën edhe dy gola të tjerë, një fillim perfekt për Shenhuanë dhe lojtarin më të paguar në botë, prej të cilit klubi kinez pret titullin kampion.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here