Teutë e pamëshirshme, “lumë” golash Termit

Teuta ka shfrytëzuar pushimin e kampionatit dhe ditën e sotme ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Termin, skuadër që këtë sezon do të garojë në Kategorinë e Dytë. Sigurisht që ishte një ndeshje e lehtë për durrsakët, që triumfuan me rezultatin 9-1.

Pjesa e parë e takimit u mbyll vetëm me dy gola të shënuar nga sulmuesi Jurgen Peqini, ndërkohë ë në fraksionin e dytë të lojës “Djemtë e Detit” kanë shpërthyer dhe kanë realizuar edhe shtatë herë të tjera.

Latif ka realizuar të tretin, për t’i lënë radhën Kamara, i cili ka shënuar dy gola të tjerë. Më pas Vecaj, Progni dhe Kruja kanë çuar në tetë numrin e golave për Teutën, kurse për të mbyllur llogaritë ka menduar Latif, me golin e dytë personal të realizuar.

Miqësore – E shtunë, më 8 shtator 2018

TERMI – TEUTA 1-9
Shënues: Peqini 11’, 27’, Latif 50’, 90, Kamara 56’, 60’, Vecaj 70’, Progni 75’, Kruja 80’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *