Teuta vuan deri në fund, Vllaznia e Flamurtari zbaviten

Janë luajtur sot shumica e ndeshjeve të kthimit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë, me Partizanin e Kukësin që kanë mbyllur gjithçka më herët. Sopoti i ka rënë shkurt, nuk paraqitet fare ndaj Laçit, pas humbjes 12-0 në vajtje.

Flamurtari ka kaluar pa asnjë problem Dinamon e pafat, që e mbylli me një lojtar të përjashtuar me karton të kuq e një tjetër të dëmtuar kur ndërrimet kishin mbaruar. Për t’u veçuar se te Flamurtari shënuan lojtarë që nuk kishin shënuar më parë për kuqezinjtë: Deliaj, Zhufo, Tungara e Hyseni.

Edhe Vllaznia ka mundur pa asnjë problem Kastriotin, ndërkohë që ka shënuar golin e para si “shkodran” Ribaj, por kanë shënuar supergola edhe Tafili e Vucaj.

Ndërkaq, Teuta ishte skuadra e Superiores që vuajti më shumë nga të gjithë, pasi golat e kualifikimit kundër Tërbunit simpatik erdhën vetëm në fundin e takimit, kur Latif e Lena përmbysën humbjen e Pukës.

KUPA E SHQIPËRISË / TURI I PARË

Ndeshjet e kthimit

 Partizani – Naftëtari        7-0 (6-2)

Shënues: Xhixhiua 5′, Bardhi 45′, 89′, Basrak 50′, Herrera 66′, Adorjan 74′, Shahinasi 79′

Kukësi – Egnatia              4-0 (0-1)

Shënues: Guri 18′, 50′ Kërkotiç 25′, Elton Kale 34′

15:30

Teuta – Tërbuni                     2-0 (0-1)

Shënues: Latif Amadu 79′, Lena 83′ pen.

Vllaznia – Kastrioti                4-0 (0-0)

Shënues: Tafili 11′, Ribaj 30’, Borshi 53′ aut., Vucaj 77′

Tirana – Besa                           2-0 (2-1)

Shënues: Ngo 9′, 13′

Besëlidhja – Shënkolli            1-0 (2-0)

Shënues: Bangura 43′

Erzeni – Burreli                     1-0 (1-2)

Shënues: Pasha 63′ pen.

Luftëtari – Elbasani               3-0 (3-0)

Shënues: Nunjez 20′ pen., Nasif 33′, Zijai 78′

Laçi – Sopoti                           3-0 (12-0)

(Sopoti nuk paraqitet fare)

Flamurtari – Dinamo             4-1 (2-0)

Shënues: Deliaj 13′, Zhufo 23′ pen., Tungara 47′ pen., Hyseni 67′ / Hasa 21′

Korabi – Turbina                  1-1 (2-3)

Shënues: Murrja 22′ / Roshi 76′

Lushnja – Apolonia               1-1 (1-1)

Shënues: Bufasi 28′ / Krasniqi 57′

Pas 11-metërshave, u kualifikua Lushnja (3-1)

Bylisi – Tomori                       1-2 (3-0 në tavolinë)

Shënues: Buzi 35′ / Onu 53′, Hyseni 75′

Pogradeci – Shkumbini         1-1 (2-0)

Shënues: Dragoi 90′ / Nexha 28′

 

E enjte, 13.00

Kamza – Iliria                        (2-0)  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *