Teuta skuadra e momentit, Kukësi prova e së vërtetës

Teuta do të ndeshet me Kukësin këtë javë, por mbetet për t’u përcaktuar se ku dot zhvillohet kjo ndeshje. Edhe pse fillimisht ishte konfirmuar që do të luhej në Kamzë, presidenti Naim Qarri deklaroi se ekipi verilindor duhet ta harrojë mundësinë për të përdorues stadiumin e ekipit të tij.

Gjithsesi, ky është një problem që i takon Kukësit. “Djemtë e detit” janë në një moment mjaft të mirë, pasi askush nuk ka bërë më mirë se ata në 5 ndeshjet e fundit në kampionat. Skuadra e Shkëmbit ka grumbulluar 13 pikë nga 15 të mundshme. Durrsakët e shohin vete n në vendin e katërt, me vetëm një pikë më pak se Laçi i vendit të tretë.

Kukësi është një nga kundërshtarët më të vështirë për Teutën, diçka që e dëshmojnë dhe statistikat, pasi ka marrë 17 fitore në 28 takime, kundrejt 5 sukseseve të bregdetarëve. Edhe në fazën e parë Kukësi mori pikë të plota falë golit të Rexhinaldos.

Në këtë takim Teuta do të kërkojë fitoren, për të zbutur pak bilancin, por dhe për të krijuar diferencë me një rival direkt për Kupat e Europës. Një fitore ndaj verilindorëve do t’i konfirmonte si pretendent për pjesën e sipërme të klasifikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *