Teuta shkatërrohet nga Kairat

0

Kazakët fitojnë thellë 5-0 sfidën e kthimit me durrsakët, duke kaluar me lehtësi në turin tjetër të Ligës së Europës

 

Kairat Almati – Teuta  5-0

Shënues: Gohou 27’, 61’, Bakaev 47’, Tauamba 72’, Turysbek 79’

Kairat Almati: Plotnikov, Vorogovski, Markoviç, Kuat, Bakaev, Islamkhan, Isael, Gohou, Lunin, Arshavin, Timoshuk

Trajner: Kakhaber Tskhadadze

Teuta: Moçka, E. Hoxha, R. Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Hodo, Çyrbja, Lena, Hila, Musta, Magani

Trajner: Hito Hitaj

Gjyqtarë: D. Hafsas, J. Knutsen, S. Uilken

 

Teuta, ashtu sikurse pritej, mbetet jashtë “Europa League”. Ekipi durrsak u mposht thellë 5-0 nga Kairat Almati në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues dhe eliminohet nga kompeticioni me rezultat të përgjithshëm 6-0. “Djemtë e detit” mundën të rezistonin vetëm 26 minuta lojë, pasi Gohou, i asistuar nga Bakaev, shënoi golin e parë të sfidës. Në kohën shtesë së pjesës së parë, Bakaev falë bashkëpunimit me Arshavin e detyroi Teutën të shkonte në dhomat e zhveshjes në dizavantazh të dy golave. Trajneri Julian Ahmataj u mundua të ndryshonte diçka në lojë, duke hedhur në fushë Raboshtën dhe Shehin në vend të Çyrbjes dhe Hoxhës, por vendasit ishin të papërmbajtshëm. Kairat Almati e ktheu në stërvitore ndeshjen, teksa në të 61-ën Gohou shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në këtë përballje, për të ardhur më pas te finalizimi i Tauambas në të 72-ën. Llogaritë me “Djemtë e detit” i mbylli në të 79-ën Turysbek që realizoi golin e 5-0. Mbyllet kështu pa lënë shenjë aventura e Teutës në “Europa League”, me ekipin durrsak që ishte i pafat që në short, pasi u vu përballë një ekipi shumë të fortë me një buxhet të pakrahasueshëm me financat e ekipeve shqiptare.

 

 

 

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.