Teuta shënon matanë shtesës, në Gjirokastër plas sherri

0

Luftëtari e Teuta kanë barazuar sot 1-1 në Gjirokastër, në një ndeshje që ka pasur tension të jashtëzakonshëm.

Një gol i sulmuesit afrikan Faisal Bangal ndezi gjakrat, pasi Luftëtari pretendonte se ndeshja dhe shtesa kishin përfunduar me kohë, por gjithashtu kërkuan një prekje me dorë nga sulmuesi i Teutës.

Ishte një ndeshje mjaft delikate, mes dy skuadrash që kërkonin pikë me çdo kusht, për arsye të kundërta, sepse Luftëtari me një fitore praktikisht siguronte vendin e katërt në renditje, ndërsa Teuta donte pikë mbijetese.

Frika frenoi lojën e bukur, por ndeshja u ndez në fund, sepse në minutën e 82-të një penallti e akorduar në favor të Luftëtarit kaloi në avantazh gjirokastritët, me Ramadanin, ndërsa Bangal në aksionet e fundit të shtesës gjeti barazimin, që bëri të plaste sherri, aq sa edhe në tunel e në ambientet e brendshme të stadiumit tensioni ishte maksimal.

Luftëtari – Teuta                                 1-1

Shënues: Ramadani 85? pen. / Bangal 90’+5

Luftëtari: Miraka, Liçaj, Bojom, Rapa, Rapo (46? Bregu), Ramadani, Aleksi, Abazaj (53? Zguro), Rroca (85? Usama), Lamçja, Rexhinaldo.

Teuta: Kastrati, Beqja, Markoviç, R. Hoxha, Kotobelli, Sykaj, Progni, Dita, Çyrbja, Papa (65? Bangal), Magani (74? Ribaj).

KV: Ramadani 36’, Liçaj 90’+3 / Sykaj 19’, Kastrati 80’, Beqja 82’

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image