Teuta paralajmëron goditje në merkato

Teuta po punon me kujdes që të ndërtojë një skuadër konkurruese sezonin e ardhshëm. Përmes një postimi në “Facebook”, klubi durrsak paralajmëron se shumë shpejt drejtuesit do të prezantojnë disa afrime. Në të njëjtën kohë lajmërohet se këtë herë çdo lëvizje po mirëmendohet, në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e edicionit që sapo u mbyll. “Këtë javë drejtuesit po përmbyllin marrëveshjet me 2-3 lojtarë. Klubi ka për qëllim vendosjen e themeleve dhe përgjatë kësaj kohe ata po punojnë për riformatimin e skuadrës. Afrimet e reja do të jenë te pikasura me kujdes dhe profesionalizëm. Ekipi duhet të kenë kualitet, karakter, forcë, pasion, uri për sukses. Teuta kurrsesi nuk duhet të zhgënjejë sërish tifozët. Është shumë e rëndësishme që klubi të ndërtojë një sistem bazuar tek kërkesat e trajnerit dhe stafit teknik për përzgjedhjen e lojtarëve, në mënyrë që sportdashësit t’i serviret një ekip kompakt që luan një futboll argëtues. Drejtuesit në bashkëpunim me Trajnerin dhe stafin kanë përzgjedhur lojtarët që do përbëjnë ekipin për sezonin e ri futbollistik. Priten dhe disa përforcime në merkato në ditën në vijim. Ekipi ka objektiva të qarta,Teuta duhet dhe do flasë vetëm në fushën e lojës”, përfundon postimi në faqen e Teutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *