Teuta nis “luftën” me Hërkaç, detaji që favorizon durrsakët

Zyrtarizimi i mbrojtësit Ante Hërkaç te skuadra e Al-Qaisumah nuk i ka pëlqyer aspak klubit të Teutës. Durrsakët i mëshojnë idesë se lojtari kroato-boshnjak është ende në kontratë me ekipin bregdetar. U mendua se presidenti Edmond Hasanbelliu ka gjetur gjuhën e përbashkët me futbollistin, por duket se kalimi i Hërkaçit në Arabi ka ndodhur pa miratimin e Teutës.

Në fakt, lojtari figuron nën kontratë me skuadrën e Teutës deri në dhjetor të këtij viti sipas Transfermarket. Duke u nisur nga kjo, Teuta do të hedhë në gjyq kroatin, pasi e cilëson të gabuar dhe jashtë normave largimin e tij. 

Deklarata zyrtare e klubit: 

“Klubi i Futbollit Teuta deshiron t’iu njoftojë se Ante Hrkac është nën kontratë me KF Teuta.

Ante Hërkaç figuron ende si një lojtar i regjistruar te Teuta dhe se ka një kontratë të vlefshme dhe për këtë sezon. Klubi i Teutës për më tepër, kërkonte që lojtari të kthehej në këtë periudhë dhe të vihej nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi, ose në rast se kërkonte largimin, të paguante një dëmshpërblim ndaj klubit.

Si rrjedhojë, firma e tij me Al-Qaisumah në Arabinë Saudite është cilësuar e parregullt nga klubi i cili sot do të fillojë procedurat për bllokimin e transferimit të futbollistit duke iu drejtuar FIFA-s për të mos lejuar kalimin e kartonit ndërkombëtar nëpërmjet sistemit TMS”, – shkruan klubi durrsak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *