Teuta në fushë, gjen rival për miqësore

0

Aventura europiane përfundoi që në turin e parë për Teutën, që tani po mendon për sezonin e ri futbollistik. Një ditë më parë durrsakët prezantuan Emiljano Vilën, i cili rikthehet në shtëpi, aty ku shpërtheu dhe u bë i njohur.

Merkato mbetet e hapur, por ndërkohë edhe përgatitjet vijojnë normalisht. Për trajnerin Bledi Shkëmbi dhe stafin e tij janë të rëndësishme ndeshjet miqësore dhe të shtunën është programuar një e tillë.

Klubi durrsak njofton se prej orës 18:00 zhvillohet një ndeshje testuese me Tërbunin. Kjo përballje është planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

#FriendlyMatch?Teuta ka planifikuara të zhvillojë të shtunën testin e parë miqësor në "Niko Dovana" përballë Terbunit të Pukës në orën 18:00.#ForcaTeuta??

Gepostet von KF Teuta am Freitag, 2. August 2019

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.