Teuta kërkon përmbysjen e madhe, publikohen çmimet e biletave

0

Në Durrës nuk janë dorëzuar ende pavarësisht humbjes 3 – 0 në takimin e parë ndaj Estonezëve të Ventspils. Me anë të njoftimin në rrjetet sociale klubi i Teutës ka  bërë të ditura çmimet e biletave për takimin e së enjten në “Niko Dovana”.

Për të ndjekur ekipin e tyre në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Europa League, tifozët durrsak kanë mundësi zgjedhje midis biletave 300 lekëshe për tribunat A dhe B dhe biletave 200 lekëshe për tribunat A1 dhe B1.

Shitja e biletave do të fillojë në orën 9:00 të së enjtes, ndërsa orari i ndeshjes është ora  17:00.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.