Teuta i falet këmbëve të Kallakut, Flamurtari me 2 pikë pritet të shkarkojë trajnerin

Përmbledhja e ndeshjes Teuta-Flamurtari 1-0

90’+4’ Mbyllet ndeshja, Teuta-Flamurtari 1-0. Vendasit i falen këmbëve magjike të Kallaku, pas shumë shpërdorimeve nga ana e Kalid. Nga ana tjetër, Flamurtari ndodhet me 2 pikë në 8 javë dhe shkarkimi i trajnerit Sadedini duket të jetë e patjetërsueshme.

90′ Ka 3 minuta shtesë.

80′ Pjeshka ndëshkohet me të verdhë pas ndërhyrjes të rrezikshme nga mbrapa ndaj Vilës.

72′ Kombinime dhe veprime fantastike nga Kallaku dhe Kuro, por Çyrbja nuk arrin të kordinohet saktë për ta mbyllur në mënyrën e duhur.

65′ Lojë e qetë pas golit të pësuar. Duket se Flamurtari nuk ka forcën e reagimit, ndërsa Teuta nuk është në ditën e saj për të finalizuar aksione të tjera.

59′ Sa shumë raste shpërdoron Kalid. Edhe njëherë tjetër nuk kordinohet me kokë, duke e nxjerrë topin tërësisht jashtë portës.

55′ Kalid humbet një rast të pafalshëm i vetëm përballë Moçkës. Ky i fundit mban në lojë Flamurtarin me pritjen e mrekullueshme.

47′ Vendos menjëherë mjeshtëria e Kallakut. Kontrollon bukur topin në zonë dhe me klasin e tij e bën aq të thjeshtë tundjen e rrjetës. Teuta-Flamurtari 1-0.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3′ Pjesa e parë mbyllet 0-0 dhe me një aksion të bukur në sekondat e fundit. Kalid nuk e ndoqi mirë topin për ta dërguar në rrjetë pas pasimit nga krahu i majtë. Rasti më i pastër i ka takuar Flamurtarit në këto 45 minuta.

45′ Mbyllet koha e rregullt e pjesës së parë. Ka 3 minuta shtesë.

42′ Trajneri Shkëmbi ka rezerva me lojën e Kallakut.

35′ Kalid është lojtari që i afrohet golit pas gjuajtjes me kokë, por shkon ngjitur me shtyllën.

30′ Rasti i artë shpërdorohet nga Flamurtari. Kontrolli perfekt i Sukajt që servir bukur Nebiun, por ky i fundit gabon me gjuajtjen në drejtim të portës.

23′ Kartoni i parë i verdhë për Gocajn pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë kundër Çyrbjas.

15′ Teuta është ekipi që kontrollon lojën, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në drejtim të portës kundërshtare.

7′ Avdyli provon me një gjuajtje nga distanca, por konkluzioni është për t’u harruar.

3′ Kallaku rrëzohet në zonë dhe ka pretendim për penallti. Pamjet e përsëritura i japin të drejtë gjyqtarit për vazhdimin e lojës.

1′ Ka nisur takimi.

Flamurtari do të përballet ndaj Teutës, në takimin që do të nisë në orën 18:00 dhe do të luhet në “Elbasan Arena”. Ky është edhe treni i fundit për trajnerin Sadedini, që duhet të tregojë forcën e skuadrës dhe të dalë me pikë të plota në një ndeshje të vështirë.

Kjo pasi përballë ka një ekip si Teuta, që ka pretendimet e saj për të fituar titullin në Superiore. Por nga ana tjetër, Flamurtari ndodhet në vendin e fundit të renditjes dhe nuk ka më shumë kohë që të presë.

Formacionet zyrtare

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Todorovski, Kuros, Avdyli, Kallaku, Çyrbja, Aleksi, Nikaç, Kalid

Flamurtari: Moçka, Zeqaj, Sarris, Sukaj, Ribaj, Gocaj, Pjeshka, Rrapaj, Deliaj, K.Nebihu, Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *