Teuta i drejtohet tifozëve: Le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë Durrësin tonë

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit ka lënë pas pasoja të mëdha. Kjo ngjarje ka bërë që Shqipëria të kalojë një javë aspak të qetë, ndërsa shumë janë ngritur në këmbë dhe janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti.

Mbështetje morale dhe financiare ka ardhur edhe nga bota e futbollit, teksa shumë klube kanë dhënë kontributin e tyre për të ndihmuar sado pak në këtë situatë. Së fundmi është edhe vetë ekipi i Teutës që ka bërë publike nismën e re, ku të gjitha fitimet e ndeshjes së radhës do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti që pati epiqendrën në Durrës./Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë:

Klubi i Futbollit “Teuta” ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 14-të ndaj Skënderbeut në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Bashkohuni dhe ju në këto ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë Durrësin tonë të, prekur nga tërmeti! Zoti ju bekoftë të gjithëve!