Teuta huazon Lajthinë, Bella ikën nga Bylisi dhe gjen ekip

Teuta ka bërë disa afrime këtë verë, sidomos në qendër të mesfushës. Nisur nga kjo, drejtuesit e klubi kanë menduar të huazojnë mesfushorin Xhonathan Lajthia, i cili pjesën e dytë të sezonit pati hapësira vjet me durrsakët.

Stavri Nica e aktivizoi titullar në ndeshjen me Laçin në transfertë dhe më pas mbeti në formacion falë paraqitjeve të tij të mira. Gjithsesi këtë sezon është menduar të jepet në huazim tek Erzeni, ku do të mund të luajë rregullisht si titullar.

Shijakasit kanë afruar një tjetër lojtar, i cili është një njohje e vjetër e Gentian Stojkut. Bëhet fjalë për mbrojtësin Aldo Bella, i cili ka luajtur edhe në Superiore me Elbasanin. Stojku e ka pasur në ekip 31-vjeçarin edhe te Pogradeci, ndërkohë që tani do bashkëpunojë edhe tek Erzeni. Vjet mbrojtësi qendror ishte pjesë e Bylisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *