Teuta harron Kukësin, Amadu rrezikon Luftëtarin

Edhe pse Teuta u mund në shtëpi nga Kukësi, tregoi një nivel loje të kënaqshëm, pasi me pak fat mund të mos kishte dalë duarbosh nga “Niko Dovana”. Duhet veçuar se skuadra e drejtuar nga Blendi Shkëmbi ka pësuar vetëm 1 gol në 4 ndeshjet e para, po aq sa dhe Partizani dhe Skënderbeu. Skuadra ka një tjetër fytyrë këtë edicion dhe po bën mirë.

“Djemtë e detit” problemin më të madh e kanë në repartin  sulmit, pasi deri më tani kanë shënuar vetëm 1 gol. Nëse janë shumë kompakt në prapavijë, sulmi nuk është shumë produktiv, edhe pse krijohen raste. Sikur të mos mjaftonte, edhe pika e referimit, Latif Amadu ka pësuar një dëmtim të lehtë, por që mund ta lërë jashtë fushës për ndeshjen me Luftëtarin.

Durrsakët e dinë se do të kenë përballë një kundërshtar të etur për pikë, por ndaj gjirokastritëve do të kërkojnë suksesin, për t’u konfirmuar se këtë edicion rezultatet në ndeshjet e para nuk kanë qenë rastësi. Kujtojmë që përveç humbjes me Kukësin, Teuta ka barazuar me Flamurtarin dhe Tiranën, si dhe ka fituar me Kamzën. Humbja me verilindorët është lënë pas krahëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *