Teuta gati për derbin, një mungesë e sigurt për Shkëmbin

Teuta e nis kampionatin me Flamurtarin. Një derbi bregdetar që pritet me interes. Tifozeritë e të dyja ekipeve janë kurioze për të parë skuadrat e tyre në fushën e blertë. Ndryshimet nga vjet janë të shumta, ndaj edhe ka shumë interes.

Trajneri Bledi Shkëmbi pati mundësinë të shohë skuadrën e tij në trofeun “Pascucci” dhe tani duhet të mendojë për formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë. Grupi nuk do të jetë i plotë.

Mungesa e vetme është ajo e Sherif Kallakut, mesfushorit që durrsakët e morën nga Laçi këtë verë. Fantazisti shihet si një lojtar i rëndësishëm për Teutën këtë sezon, por ende nuk është gati për lojë.

Problemet me muskujt e barkut e kanë penguar gjatë fazës përgatitore dhe tani mesfushori i Shpresave po punon i diferencuar dhe mbetet për t’u parë se kur do të jetë i gatshëm për lojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *