Teuta gabon pa fund, Partizani rizgjohet në bregdet

0

Më në fund, pas javësh të tëra në krizë, Partizani gjen golat dhe pikët. Nuk ishte loja më e mirë e mundshme, por kush e vret mendjen për atë, nëse vijnë fitoret, që janë kthyer në makth.

Ishte një ndeshje që konsiderohej shansi i fundit për trajnerin Mark Juliano dhe që në fillim Teuta e bëri me dhimbje koke, sepse durrsakët luajtën shumë më mirë, krijuar lojë e raste, gjetën golin me Dostin dhe humbën një 11-metërsh me Lenën. Në fundin e pjesës së parë Skënderbeu gjeti golin me Trashin dhe u çlirua, sepse në pjesën e dytë luajti më mirë, krijoi më shumë lojë dhe në minutën e 80-të erdhi episodi kyç i takimit: Shehaj preku topin me dorë në zonë, penallti për Partizanin dhe karton i kuq për vlonjatin.

Sukaj nuk gaboi, gjeti golin e parë personal në kampionatin e ri dhe i dha fitoren e parë Partizanit, që shpreson të jetë zhbllokuar përfundimisht. Teuta humbi toruan dhe e mbylli me 9 lojtarë, sepse edhe mesfushori Dediç doli me karton të kuq.

 

Teuta 1–2 Partizani

Shënues: Dosti 17′ / Trashi 45′, Sukaj 80′ pen.

Teuta: Moçka, Beqja Hrkaç, Shkalla, Hakaj (Beqaj 85′), Hila, Lena, Dosti, Çyrbja, Dediç, Latif (Shehaj 73′). Trajner: Gugash Magani

Partizani: Hoxha, Progni, Krasniqi, Atanda, Kalari, Batha, La Kamera (Bardhi 68′), Vila, Trashi (Ibrahimi 85′), Adorjan, Sukaj. Trajner:Mark Juliano

Kartonë të verdhë: Lena 80′ / Batha 6′, Progni 39′, La Kamera 60′, Bardhi 84′

Kartonët të kuq: Shehaj 78′, Dediç 87′

Gjyqtarë:Remzi Sadiku, Denis Rexha, Rudin Preça, Orgest Grabova

Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Astrit Dervishi

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here