Teuta-Flamurtari, një gafë e anësorit rihap ndeshjen!

Java e tretë mbyllet me sfidën e pasdites së sotme në Durrës, mes Teutës e Flamurtarit. Derbi bregdetar ka rëndësi të veçantë, sepse Teuta me 3 pikë rimerr kreun dhe mbetet e vetmja skuadër me pikë të plota, por Flamurtari kërkon të tregojë që sezoni i ri është krejt ndryshe për ta.

KRONIKA

89′ Shehaj me kokë, super goditje, Nurkoviç fluturon dhe eviton golin, spektakolare pritja. Por, anësori sinjalizon pozicion jashtë loje!

85′ Teuta pranë barazimit. Shehaj godet fort me kokë, Nurkoviç nuk arrin ta bllokojë si duhet topin dhe fillimisht Osemene e më pas Shehaj nuk arrijnë të shënojnë!

76′ GOL TEUTA! Kaos në fushë, një lojtar i Teutës ndalet me faull jashtë zone, por arbitri anësor e konsideron brenda zone, gabimisht sipas pamjeve filmike. Pas shumë protestash, Lena nga pika e bardhë dhe Nurkoviç grushtoi, por më i shkathët ishte Ardit Hila, i cili shënoi. Rihapet ndeshja nga një gabim i arbitrit anësor!

67′ Nurkoviç i fut të dridhurat Flamurtarit, sepse largon keq një top, por Çyrbja godet mbi traversë, me një harkim të zgjuar, por të pafat.

64′ Goditje dënimi për Flamurtarin, Kamara është i pandalshëm në krahun e djathtë të sulmit kuqezi. Krosi në zonë shkon te Danilo, por braziliani nuk devijon dot, me topin që del jashtë për pak centimetra. Mbrojtja e Teutës rrezikon shumë.

62′ Ardit Shehaj i shkon pranë golit si “ish”: sulmuesi vlonjat i Teutës merr një top në zonë dhe godet në kthesë, por mbi traversë. Rast i mirë.

59′ Flamurtari shpërdoron një tjetër rast të pabesueshëm. Kamara merr një top në të djathtë dhe galopon fuqishëm drejt zonës. Aty preferon të gjuajë, jashtë, por Bushiç ishte i vetëm në krahun tjetër të zonës. E pabesueshme!

42′ Sërish Siljanovski, fut në kaos Teutën në krahun e djathtë dhe jep një pasim në zonë, por një futbollist kuqezi godet mbi traversë. Mund të ishte 0-4 ndeshja deri tani, nëse Flamurtari do tregohej pak më cinik!!!

41′ Hapet loja krejtësisht. Një top në zonën durrsake, Kamara me të majtën gjuan fort, paksa mbi traversë. Rast fantastik!

40′ Goditje nga këndi për Teutën, një futbollist durrsak në qendër të zonës godet me kokë, por qendrore dhe pret Nurkoviç. Rreziku i parë për portën vlonjate!

38′ GOL FLAMURTARI! Ishte në ajër, sepse Flamurtari sa herë i afrohej zonës, i afrohej golit. Siljanovski në krahun e djathtë shkoi deri në fundore, dha një kros që u devijua nga një mbrojtës dhe shkoi te Bushiç, i cili me gjysmë kthese shënoi një gol fantastik. Kroati është në formë të pabesueshme!

35′ Goditje nga këndi për Flamurtarin, topi shkon te Jakovljeviç, i cili godet fuqishëm, por mbi traversë. Rasti i tretë i mirë i ndeshjes për Flamurtarin, që ka shënuar një gol, ndërsa Teuta asgjë, përveç zotërimit të topit dhe presionit shterp.

34′ Pas shumë e shumë minutash pa asnjë goditje në kuadrat, Flamurtari hyumbet shansin e artë për të dyfishuar. Danilo Alvesh bën disa lëvizje të bukura në zonë, por goditja e tij devijohet nga një mbrojtës në goditje nga këndi. Sa i pafat braziliani!

3′ GOL FLAMURTARI! Sulm i shpejtë, Kamara në zonë godet dhe topi shkon lehtësisht te Bushiç, i cili nuk gabon!

Kategoria Superiore – Java 3

E diel, më 24 shtator, ora 17:00

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta – Flamurtari         1-2

Shënues: Hila 76′ / Bushiç 3′, 37′

Teuta: Kastrati, Oluasina (Shkalla 46′), Hrkaç, Sykaj (Shehaj 46′), Beqja, Hila, Lena, Çyrbja, Dosti, Dediç (Amadu Latif 66′), Osemene. Të gatshëm: Moçka, Beqaj, Vila, Çmajçanin.

Trajner: Gugash Magani

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovksi, Jakovljeviç, Pollozhani, Mersini, Sidibe, Useini (Zhufo 90’+4), Kamara (Liçaj 86′), Musta, Alvesh (Hyseni 77′), Bushiç. Të gatshëm: Qirko, Neziraj, Neziraj, Zhufo, Ardit Hoxhaj.

Kartonë të vedhë: Hila 44′, Lena 80′ / Sidibe 49′, Siljanovski 80′, Kamara 86′, Musta 87′

Trajner: Shpëtim Duro

Arbitra: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Enea Pashaj, Ardian Beqiri

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Albano Janku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *