Teuta e zyrtarizon, mesfushori i rikthyer firmos për dy vite

Teuta ka zyrtarizuar firmën me Arbër Çyrben. Mesfushori shijakas rikthehet në klubin durrsak një vit pas largimit transferimit te skuadra e Kukësit. Futbollisti dhe klubi verilindor prishën me marrëveshje bashkëpunimin, ndaj ky transferim kryhet me kosto 0.

Çyrbja ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Teutën. 25-vjeçari është lojtari i tretë që bëhet pjesë e Teutës gjatë ditëve të fundit. Më parë klubi durrsak zyrtarizoi firmat me Orjan Xhemalajn dhe Uendi Vecajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *