Teuta e kërkon trajnerin në Shkodër, ka edhe ofertë konkrete për Ilir Dajën

Në një situatë të pazakontë është aktualisht Superiorja, teksa tre trajnerë janë larguar brenda një ore. Partizani, Teuta dhe Luftëtari kanë njoftuar ndërprerjen e bashkpunimit me teknikët e tyre, që kanë qenë protagonist deri në javën e 15 të Superiores.

Por cilët do të jenë zëvendësuesit e tyre? Sipas asaj që raportohet nga gazetarët në “Supersport”, Teuta po kërkon si trajner shkodranin Edi Martini, që ka qenë edhe më herët pjesë e durrsakëve. Nga ana tjetër ka pasur një ofertë konkrete për Ilir Dajën sa i përket Tiranës, megjithëse mungon informacioni në lidhje me përgjigjen e teknikut të Skënderbeut. /Sport Ekspres/