Teuta e ka “sëmundje” që nuk gjen shërim, Luftëtari arrin të marrë pikë jetike

Teuta duket se e ka një “sëmundje” që nuk po gjen kurrë shërim sa i përket golave të shënuar. Ekipi i Shkëmbit nuk ka arritur të tund rrjetën me Luftëtarin, duke mos marrë më shumë sesa një barazim pa gola.

Padyshim që mund të konsiderohet si një rezultat zhgënjyes duke parë objektivat që kanë durrsakët në këtë sezon. Por në mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë edhe vetë Shkëmbi është i ndërgjegjshëm që më tepër nuk mund të arrihet. Ndërkohë bluzinjtë arrijnë të marrin pikë jetike në luftën e mbijetesës, megjithëse një fitore do të vlente më tepër. /Sport Ekspres/

Luftëtari: Paiteris, Qato, Lala, Isufaj, Kukaj, Prikas, Dragoshi, Açka, Hyseni, Dushkaj, Lika.

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbja, Gashi, Khalid.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *