Teuta do vazhdimësinë, Luftëtari i Mezanit e sfidon

Teuta kërkon të ruajë ritmin e rezultateve pozitive dhe për më tepër durrsakët rikthehen të luajnë në shtëpi. Vendi i tretë duhet ruajtur, pasi është objektiv sezonal. Gjithsesi ndeshja e sotme nuk është e lehtë. Luftëtari synon të paktën të mos mposhtet.

Vjet në Durrës bluzinjtë kanë triumfuar, por situatat janë krejtësisht ndryshe këtë sezon. Për trajnerin Shkëmbi rikthehet mbrojtësi Ditmar Bicaj, ndërkohë që edhe Latif është rikuperuar. vijon ende të ketë probleme Hakaj.

Luftëtari në krahun tjetër nuk ka të gatshëm Balsa Radoviç për shkak dëmtimi. Rapa ka shlyer pezullimin dhe pritet të luajë në të djathtë të mbrojtjes. Aleksi është favorit për në mesfushë, ndërkohë që Ymeraj sërish do të jetë nga minuta e parë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14

E shtunë, më 24 nëntor, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

TEUTA-LUFTËTARI

TEUTA: Hidi, Gjorgievski, Osmani, Bicaj, Beqja, Sidibe, Avdyli, Kallaku, Progni, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

LUFTËTARI: Ruçci, Rapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rroca, Ymeraj, Milosavljev, Shkuyrtaj. Trajner: Gentian Mezani

GJYQTARË: Olsi Sokoli, Nertil Bregasi, Redian Dobruna, Orlando Kuka

DELEGAT: Marjus Sulejmani; VËZHGUES: Astrit Dervishi

FSHF gjithashtu ka përcaktuar arbitrat për Teuta-Luftëtari dhe kryesor është përzgjedhur Olsi Sokoli. Nertil Bregasi dhe Redian Dobruna janë asistentët e tij, kurse i katërt Orlando Kuka. Ndeshja luhet prej orës 17:00.

ÇMIMET E BILETAVE, TEUTA-LUFTËTARI
Tribuna A&B – 500 Lekë
Tribuna A1 & B1 – 300 Lekë
Tribunat C, E – 200 Lekë
Tribuna D (Miqtë) – 200 Lekë
SHITJA: Biletat në shitje pranë biletarisë së stadiumit në Durrës

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/720389511664458/?type=3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *