Teuta, afron edhe Nertil Ferrajn

0

Trajneri Gugash Magani, ka bërë një merkato të studiuar, duke afruar futbollistë që sakrifikojnë dhe jo emra që shëtisin fanellën! Në dispozicion trajneri do të ketë edhe serbin Lukiç

 

Mëngjarashi Nertil Ferraj ishte blerja më e fundit e skuadrës së “djemve të detit”, i cili e zyrtarizoi veten si pjesë e Teutës, në takimin e javës së parë ndaj Flamurtarit. Mesfushori i majtë, produkt i futbollit dinamovit, është larguar nga blutë e kryeqytetit ku mbylli sezonin e shkuar, për t’u bashkuar me durrsakët për sezonin e ri. Në minutën e 68-të, trajneri Magani e hodhi në fushë Ferrajn, për të zëvendësuar Lamçen në ndeshjen Flamurtari-Teuta (0-1), të zhvilluar të shtunën në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Pasi ka debutuar dhe është identifikuar për tri kampionate me blutë e Dinamos, mesfushori Nertil Ferraj, për dy sezone (2011/2013) ka qenë pjesë e bardhebluve të Tiranës, për të vijuar me Kastriotin një vit, para se të rikthehej sërish në radhët e bluve të kryeqytetit sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë. Mesfushori 27-vjeçar Ferraj, nga sot është zyrtarizuar, si lojtari më i ri i skuadrës durrsake, ku do të kontribuojë për të mbrojtur ngjyrat e Teutës në këtë sezon të ri.

SERBI LUKIÇ – Trajneri Gugash Magani, duket se do të ketë edhe një tjetër futbollist gati në vazhdim dhe fjala është për mbrojtësin Slavko Lukiç, i cili duket se e ka bindur trajnerin Magani dhe ai luan në dy pozicion, si mbrojtës i djathtë dhe në qendër. Mbrojtësi është testuar për disa ditë tek durrsakët dhe pas ndeshjes me Flamurtarin, i pyetur nga gazetarët për Lukiçin, Magani e konfirmoi qendrimin e tij në Durrës. Me sa duket, trajneri peiqnas i rikthyer tek Teuta, po synon që të ndërtojë një skuadër “kockë të fortë” që të luajë bukur futboll dhe me lojtarë profesionistë të cilët japin maksimumin dhe jo lojtarë që shëtisin fanellën!

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.