Tetova festë pa fund, Shkëndija mbyll sezonin e ëndrrave

Nëse ne Kosovë skuadra kampione u përcaktua nga ndeshja e fundit e kampionatit, në Maqedoni skuadra kampione është përcaktuar prej javësh, pasi Shkëndija e Tetovës ka bërë një edicion mbresëlënës, duke qenë dominonte në të gjitha drejtimet. Sot ka ardhur dhe ndeshja e fundit e kampionatit maqedonas për skuadrën kuqezi, e cila në stadiumin e saj ka shpartalluar Perlisterin me rezultatin 4-0. Në një stadium të mbushur plot dhe në një atmosferë feste ka ardhur dhe ngritja e trofeut të shumëpritur. Tani skuadrës së Qatip Osmanit i duhet që të ndeshet dhe në finalen e Kupës për të mbyllur një sezon fantastik, ku do të ndeshet pikërisht me skuadrën e Pelisterit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *