Testi në “Marassi”, Montela: Tani duhet të rrisim nivelin!

Milani përballet me Sampdorian, teksa trajneri shton: Koha që të  bëjmë më mirë

Në “Marassi”, ndaj Sampdorias për të treguar se cila është vlera e vërtetë e Milanit, që do të duhet të përballet me Sampdorian. Pas testit me Lacion, një tjetër i vështirë. Vinçenco Montela e shpjegon kështu: “Do të jetë e rëndësishme që të luajmë ne ndeshjne. Tani duhet rritur niveli. Dhjetë ndeshjet e radhës do të jenë tepër impenjative. Do të përballemi me skuadra kreu: ndeshja e parë është ajo më e rëndësishme dhe që do të na kërkohet më e mira. Të ardhmen tonë po e ndërtojmë që dje, por duhet ta bëjmë dhe në vazhdim. Nëse flasim për renditjen, jemi të kënaqur, edhe pse nuk dua ta shoh. Shumë djem kanë qenë të jashtëzakonshëm që kanë kaluar edhe veten. E prisnim një fillim të tillë sepse me shumë futbollistë të rinj mendonim se do të kishim vështirësi. Tani na duhet një rrijte taktike, por jemi në rrugën e duhur.

Skuadrat e kreut këtë vit kanë arritur të bëjnë merkato të rëndësishme dhe besoj se ky hendek mund të dalë në pah”. Përballë Sampdorias, një rikthim te ish stadiumi i tij: “Emocionuese për mua, do të përballemi me një ekip taktikisht shumë të fortë. Do të na duhet të luajmë shumë shpejt dhe të sulmojmë thellësinë. Dua të bëjmë atë që kemi bërë në stërvitje këto ditë”. Andre Silva? E shoh në rrijte dhe është i qetë. Sigurisht që pritshmëria rritet në raport me sa je paguar. Mes sulmuesve, Kaliniç është ai që ka më shumë përvojë, por do të ketë kohë që të luajnë të tre”.

Milan (3-5-2)

Donaruma

Zapata Bonuçi Romanjoli

Abate Kesi Bilia Bonaventura Rodriguez

Suso Kaliniç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *