Test i vërtetë për Skënderbeun, sot në fushë

0

Skënderbeu mundi para pak ditësh Maliqin në miqësore dhe golat u realizuan nga Bruno Dita dhe Leonit Abazi. Tashmë trajneri Orges Shehi do të ketë mundësinë të shohë ekipin e tij përballë një ekip më të fortë, çka do t’i tregojë edhe më saktë gjendjen e skuadrës. Përballë korçarët do kenë Renovën, që garon në elitën e futbollit maqedonas. Ky takim do të luhet prej orës 18:00 në stadiumin “Skënderbeu”.

Duke qenë se luhet miqësorja pasdite, trajneri Shehi e ka lënë pushim skuadrën paradite, por jo të gjithë. Ata që i janë bashkuar ekipit me vonesë: Gjergji Muzaka, Marko Radas dhe Kristi Vangjeli, janë shfaqur sot duke vrapuar përreth fushës stërvitore. Të tre duhet të kapin ritmin e shokëve dhe më pas të vihen nën urdhrat e Shehit.

Matchday! ?…sot, ora 18:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’ do të zhvillohet testi i dytë miqësor ndaj ekipit të Renovës!#ForcaUjqër ???

Gepostet von KF Skënderbeu am Dienstag, 17. Juli 2018

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.