Ters për U-19 e Bogdanit, kualifikueset e ardhshme me rivalët që na mundën këtë vit

0

UEFA na ka me sy të mirë dhe me sa duket ka mbetur shumë e kënaqur nga organizimi i ndeshjeve kualifikuese për U-17 e U-19 në tetor.

Pas shortit zyrtar të eliminatoreve të Europianit për kombëtaren U-17, Shqipëria njeh rivalët e saj edhe për U-19 dhe sërish ndeshjet do të luhen në vendin tonë, nga data 10 tetor deri në datë 16 tetor.

Sipas shortit të përcaktuar sot në Zvicër, kombëtarja U-19 e Erion Bogdanit në eliminatoret e ardhshme është në grupin 8 së bashku me skuadrat e Ukrainës, Sllovakisë dhe Norvegjisë. E çuditshme është se do të ndeshemi sërish me Ukrainën e Norvegjinë, ashtu si në tetor, kur u mundëm dhe u turpëruam nga Norvegjia, fituese 7-1 në “Selman Stërmasi”.

Dy vendet e para të secilit grup (nga 13 gjithsej) kualifikohen për në Elite Round. Ky grup do të luajë në Shqipëri në datat 10, 13 dhe 16 tetor 2018.  Edhe përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë ka në program të saj zhvillimin e disa takimeve miqësore deri në startin e eleminatoreve zyrtare në tetorin e ardhshëm.

Ndërkaq, Kosova U-19 është vendosur në grup me Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image