“Terminatori” Kukeli, 25 muaj jashtë fushe në 6 vitet e fundit!

0

 

Mesfushori “I hekurt”: rikuperon pas dëmtimit të 7-të të pësuar prej sezonit 2010-2011, kur luante me Lucernën dhe pikërisht ndaj skuadrës së Hykës u rikthye në fushë, duke fituar

 

Anton Cicani

Nëse ka një futbollist të kombëtares së Shqipërisë që kur i përmend fjalën “dëmtim” duket sikur i ke thënë “pasoje”, ai është Kukeli, që vazhdon të mbetet një “Burim” problemesh fizike, traumash e tërheqjesh të ndryshme. E megjithatë, ia ka dalë, gjithmonë, më buzëqeshjen që e karakterizon dhe me urtësinë e një “luftëtari”, që kurrë nuk dorëzohet. Xhani de Biazi, që në momentin që e pa në Zvicër, me fanellën e Lucernës, u mahnit nga lojtari, duke ditur se në mesfushë ai është një futbollist “gregar” që detyrën e tij di ta bëjë mjaft mirë. Por, ndalesat e shpeshta kanë qenë padiskutim e keqja që kanë penguar shpërthimin e vërtetë të Kukelit. Dje, Kukeli është rikthyer në fushë pas katër muajsh jashtë dhe ka debutuar për këtë vit ndaj Lucernës së Jahmir Hykës, ku Zyrihu ka fituar me rezultatin 1-2 në transfertë. Kukeli e nisi nga stoli, ashtu si Hyka, dhe në minutën e 78-të zuri vendin e rusit Kerzhakov. E pikërisht rikthimi i tij në fushë erdhi ndaj ish-skuadrës së tij dhe aty ku lindi zanafilla e dëmtimeve…

Në gjashtë vitet e fundit, pra nga sezoni 2010-2011, Burim Kukeli ka kaluar plot 7 dëmtime. Dhe, sipas përllogaritjeve, në total, në gjashtë vitet e fundit (duke quajtur këto dy muaj të 2016-ës), mesfushori kuqezi ka qëndruar jashtë plot 25 muaj dhe më shumë se 750 ditë). Sa i përket ndeshjeve të humbura janë mbi 90 të tilla. Shumë, nësë bëhet një mesatare. Kjo padiskutim ka ndaluar jo pak edhe perforamncat e tij. Dëmtimi i parë ndodhi pikërisht në gusht të vitit 2010, teksa ishte tek Lucerna dhe qëndroi jashtë plot 9 ndeshje dhe 75 ditë. Por, do të ishte fraktura në këmbë ajo që do ta linte jashtë plot 514 ditë… Ishte koha kur sapo ishte transferuar tek Zyrihu. Më pas, disa dëmtime të lehta, për t’u rikthyer tek 28 ditët jashtë në sezonin e shkuar dhe tek dëmtimi serioz prej katër muajsh jashtë këtë sezon, duke humbur plot 11 ndeshje (janë kaq, sepse është në mes edhe periudha e ndërprerjes së kampionatit).

Kukeli ia ka dalë sërish dhe ka shtrënguar dhëmbët, me besimin se në Europian do të shkojë, duke mposhtur edhe tersin…

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here