“Tërmeti” Luis Enrike, tani Barça kërkon trajner

0

Lajmi se Luis Enrike do të largohet në fund të sezonit i ngjan një tërmeti në Barcelonë, mbi të gjitha për tifozët dhe lojtarët, që nuk kishin marrë asnjë sinjal më parë për një vendim të tillë të trajnerit.

Rakitiç tregon për të përditshmen Marka: “Para se të dilte në konferencë për shtyp, na e tha ne vendimin. Nuk dinim asgjë, shpresonim që të vazhdonte, por skuadra e pranon zgjedhjen e tij dhe i urojmë gjithë të mirat”.

Ndërkaq, drejtuesit e klubit janë në vështirësi, sepse tashmë u duhet të gjejnë trajner dhe nuk do të jetë e lehtë, duke parë se në periudhën mes Guardiolës dhe Luis Enrikes dështuan disa trajnerë.

Shtypi katalanas raporton se një ndër emrat e preferuar është Ernesto Valverde, ish-lojtar i Barcelonës, me shumë eksperiencë në kampionatin spanjoll dhe kupat e Europës, shumë i zoti në punën me të rinjtë, aktualisht te Atletik Bilbao, por natyrisht një ofertë nga Barcelona nuk mund të refuzohet.

Një emër tjetër që pëlqehet te Barça është ai i trajnerit të Seviljes, Jorge Sampaoli, ndërsa më larg janë emra si Maks Alegri, Ronald Kuman, Loran Blank e Berizo.

Deri në gjetjen e trajnerit të ri, merkatoja e Barcelonës do të jetë e bllokuar, pavarësisht se mediat në Spanjë fantazojnë, duke bërë listën e atyre që rrezikojnë të largohen: Pako Alkaser, Andre Gomesh, Aleish Vidal, Denis Suarez e Arda Turan, të gjithë të blerë me bujë vitet e fundit, të gjithë zhgënjyes.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image