Tërmet të Partizani, nis spastrimi i madh

Partizani ka qëndruar në heshtje totale, por duket se pjesa e parë e dobët e sezonit dhe dështimi i turpshëm në Gjirokastër nuk janë harruar.

Tashmë klubi po harton listën e lojtarëve që do të shkojnë në Antalia dhe mësohet se disa emra të njohur nuk do të jenë fare pjesë e skuadrës, që do të thotë se janë automatikisht jashtë planeve të klubit.

Emiljano Vila është një ndër emrat e rëndësishëm që mbetet jashtë, por nuk mbaron me mesfushorin që ka vite të Partizani. Edhe Kristian Adorjan nuk do të niset fare për në Turqi.

Gazeta mëson se edhe Gëzim Krasniqi e Renato Malota nuk do të shkojnë fare në Turqi.

Pas pak lista e plotë e skuadrës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *