Tërmet në Paris, Mbape përgatit kërkesat mbretërore për Realin

0

Kilian Mbape shihet si i pashitshëm nga klubi parizien, por ai nuk e sheh të ndritur të ardhmen e tij në “Parc de Princes”. 20-vjeçari është lojtari më i mirë në fushën e lojës, por nuk trajtohet si i tillë jashtë saj. Nejmar përfiton më shumë privilegje dhe ka më shumë mbështetje nga stafi.

Nejmar dhe Mbape, që së bashku kanë kushtuar më shumë se 400 milionë euro

Kjo nuk i pëlqen aspak Mbapesë, i cili po planifikon arratisjen nga Parisi. Sipas medieve franceze, atë e pret Reali i Madridit. Florentino Perez ka gati thesin me 200 milionë euro për ta derdhur në llogarinë e klubit francez. Ndërkohë, edhe Mbape nuk është aspak modest me kërkesat e tij. Ai dëshiron një pagë prej 40 milionë eurosh në sezon, shumë afër asaj që merr Mesi te Barça.

Nuk dëshiron të shpenzojë as për shtëpinë dhe makinën që i do të gatshmë nga klubi. Një kuzhinier personal dhe një shofer janë kërkesat e tjera të tij. Pra Mbape dëshiron që rrogën të mos ketë nevojë ta tërheqë nga banka. Real që nga ikja e Ronaldos nuk ka gjetur qetësi dhe me shumë mundësi do të ishte dakort t’i plotësonte dëshirat e “mbretit” Mbape Lotin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.