“Tërmet” në futbollin gjerman, kreu i federatës jep dorëheqjen

Kreu i Federatës Gjermane të Futbollit, Rajnhard Grindel, ka dhënë ditën sotme dorëheqjen nga ky post. Zyrtari gjerman mbante prej dy vitesh këtë pozicion.

Sipas medieve gjermane arsyeja për këtë dorëheqje të parakohshme të Grindel ka të bëjë me një sërë dështimesh të ndodhura gjatë administratës së tij. Problematikat e kombëtares gjermane patën ndikimin e tyre në këtë vendim.

Tri vite më parë Grindel premtoi se do të balanconte futbollin amator dhe gjysmëprofesionist në Gjermani, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Shumë klube të kategorisë së tretë dhe të katërt rrezikojnë falimentimin për shkak të të ardhurave të pakta dhe borxheve të prapambetura.

Fillimisht u përfol se pasuesi i Grindel do të ishte Filip Lahm, por ky i fundit e përgënjeshtroi lajmin duke pohuar se nuk ka ambicie për atë post. Kandidatë të tjerë janë Kristof Metzelder dhe Olivier Bierhof.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *