Tërhiqet meksikani, Keta me rival boshnjak

Dalëngadalë ditët po kalojnë dhe 8 shtatori po vjen. Gjetan Keta do të ndeshet në ring, por së fundmi ka risi, pasi ka ndryshuar kundërshtari. Ishte parashikuar që Keta të vihej përballë Paul Venezuela Xhunior. Meksikani është tërhequr dy javë para.

Kjo ka ndodhur për shkak të një aksidenti dhe tanimë në Dibër të Madhe do të vihet një tjetër boksier. Sladan Janjanin është emri i kundërshtarit të ri të Ketës. Boshnjaku, 27 vjeç, regjistron rezultate të mira, teksa numëron 25 fitore dhe 3 humbje. Në 19 ndeshje ai ka fituar me “knockout”.

Ndryshimi i rivalit për Ketën nuk ndodh për herë të parë. “Mike” në vitin 2016 priste të përballej me turkun Ozeler, i cili u tërhoq. Më pas boksieri shqiptar u vu përballë Turgaj Uzun. Sa i takon përballjes me Sladan Janjanin, është i vlefshëm për titullin kampion bote në federatën WBU.

https://www.facebook.com/mike.gjetan.keta/videos/1727337820725269/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *