Tërbuni në festë, ngjitja në të Parën bëhet matematike!

Festë e madhe në Pukë. Tërbuni ka mposhtur 1-0 Vllazninë B në shtëpi dhe është rikthyer në Kategorinë e Parë. Ka mjaftuar një gol i Donald Saliajt, që ekipi pukjan të sigurojë ngjitjen një javë përpara fundit, duke u ngjitur në kuotën e 50 pikëve në Grupin A të Kategorisë së Dytë.

Në Grupin B do të vendoset gjithçka në javën e fundit. Devolli i Nicës fitoi në Ersekë përballë Gramozit vendas dhe vazhdon të kryesojë me një pikë më shumë se Shkumbini. Ekipi peqinas siguroi një fitore të vështirë përballë Albpetrolit në Patos dhe shpreson deri në fund te ngjitja në Kategorinë e Parë.

KATEGORIA E DYTË – JAVA 25

Grupi A
E diel, më 12 maj 2019, ora 16:00
Gramshi-Sopoti 2-1
Spartaku-Luzi 2008 0-1
Tirana B-Partizani B 2-1
Tërbuni-Vllaznia B 1-0
Klosi-Kukësi B (nuk u zhvillua)
Ada dhe Internacional pushim

Grupi B | Java 25
E shtunë, më 11 maj 2019, ora 16:00
Memaliaj-Këlcyra 6-4
Tepelena-Përmeti 3-0
E diel, më 12 maj 2019, ora 16:00
Skrapari-Delvina 3-1
Butrinti-Maliqi 2-2
Albpetrol-Shkumbini 1-2
Gramozi-Devolli 1-4
Termi-Naftëtari 0-3*
*Në tavolinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *