Tërbuni merr kreun me goleadë, Gramshi qëndron në ndjekje

0

Tërbuni fitoi me rezultatin e thellë 8 – 2 ndaj Adës së Velipojës. Fitorja e sotme i jep pukjanëve vendin e parë të tabelës së Grupit A të Kategorisë së Dytë, duke parakaluar Luzin që tani ka dy pikë më pak dhe një ndeshje më shumë.

Synime për Kategorinë e Parë ka dhe skuadra e Gramshit që me fitoren e sotme ndaj Klosit kap vendin e dytë të tabelës, vetëm një pikë larg Tërbunit.

Në derbin e skuadrave kryeqytetase midis Tiranës B dhe Spartakut dhe, fitues kanë dalë këta të fundit që mposhtën bardheblutë me rezultatin 2 – 1. Në Shkodër, skuadra rezervë e Vllaznisë ka marrë tri pikët në “Reshit Rusi” pas fitores ndaj Internacionalit.

Tërbuni 8 – 2 Ada
Shënues: Kumanova 10’, 50’,Kita 17’ 77’, F.Prendi 44’ 48’ (pen), 57’, Palushi 69’ / Hasa 76’, Pepa 79’ (pen)

Vllaznia B 1 – 0 Internacional
Shënues: Palushani 23’

Tirana 1 – 2 Spartaku
Shënues: Cikani 68’ / Jonuzaj 5’, Hyska 22’ (pen)

Gramshi 1 – 0 Klosi
Shënues: Baku 85’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.