Tërbuni mer rrogat, Neziri: Besëlidhjen e pret humbja

Lojtarët e ekipit të Tërbunit marrin rrogat përpara sfidës me Besëlidhjen dhe tashmë janë akoma më të motivuar për të fituar takimin e radhës në “Ismail Xhemali”. Ndihmësi i trajnerit Kreshnik Krepi, edhe këtë sezon është Ergys Neziri, i cili para takimit me lezhjanët ka pohuar: “Kemi lënë shumë pikë në fushën tonë dhe kjo është shumë e pafalshme. Ka ardhur momenti që ta nisim me fitore fazën e dytë. Luajmë me Besëlidhjen, me të cilën unë edhe jam aktivizuar. Kam besim se do t’i mposhtim lezhjanët dhe jam shumë i bindur se ne do të rikthehemi si pretendentë këtë fazë, duke qenë se skuadra është më kompakte, por edhe grupi është më harmonik. Vijmë nga një pikë në Rrogozhinë, e cila nuk duhet që të sjellë eufori, por duhet që të bashkuar të mblidhemi dhe të mposhtim Besëlidhjen., vërtetë lezhjanët kanë traditë dhe kualitete, por unë jam i bindur se ne kemi shanse më të mëdha për ta fituar këtë ndeshje. Në qoftes e mposhtim besëlidhjen, ne futemi bindshëm në garë për të kapur një vend në pesëshen e parë”, – ka theksuar zv. trajneri i skuadrës së Tërbunit, Ergys Neziri.

Gani Pema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *